Gjatë ditës së djeshme nëpër rrjet u përfol për shtatzëninë e këngëtares së shumënjohur shqiptare, Artjola Toska. Teksa lajmi bëri goxha bujë nëpër rrjet, vetë këngëtarja zgjodhi të reagontë duke na zbuluar kështu dhe të vërtetën.
Përgjatë një postimi të bërë para pak çastesh në profilin e saj të Instagramit, Artjola Toska shkroi: Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!



