Gabriel Martineli shpëtoi Arsenalin në minutën e 93-të në ndeshjen kundër Mançester Sitit, me një gol të bukur, duke befasuar Donarumën me një parabolë.
Por ajo që e bën këtë moment edhe më të veçantë është fakti se e dashura e tij, Isabela Ruso, e diplomuar për mjekësi, kishte parashikuar gjithçka.
Siç tregoi vetë ajo në një postim në “Instagram”, kur sulmuesi brazilian i kishte shkruar se nuk do të ishte titullar, ajo i ishte përgjigjur: Shko, do përballesh me lojtarë të lodhur në pjesën e dytë dhe do shënosh, do ta shohësh”./PanoramaSport



