Site icon Informohu siç duhet

“Partneriteti me forcat ligjzbatuese i bën qytetarët më të sigurt”, ambasada amerikane ndan mesazhin e sekretarit Rubio për Pavarësinë

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shpërndarë një mesazh nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Në mesazhin e tij, Rubio thekson se partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë është i fortë dhe i bazuar mbi angazhimin për një të ardhme më të sigurt dhe të begatë. Ai nënvizon rëndësinë e aleancës në NATO si themeli i mbrojtjes së përbashkët dhe falënderon Shqipërinë për përpjekjet e saj në fushën e sigurisë.

“Së bashku me forcat ligjzbatuese shqiptare, ne i bëjmë qytetarët tanë më të sigurt, duke u përballur me kërcënimet nga grupet kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe aktorë të tjerë që bashkëpunojnë me ta. Vlerësojmë gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj në këtë drejtim,” shkruan Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit përfundon mesazhin duke theksuar pritshmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë.

Exit mobile version