Informohu siç duhet

“Partizani”/ Hidhet shorti! Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës dhe Malltezit

Sali Berisha

TIRANË– Këtë të hënë të 2 Qershorit është hedhur shorti për përzgjedhjen e gjyqtares që do të shqyrtojë çështjen e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Bëhet me dije se do të jetë magjistratja Elsa Ulliri, gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.

Kujtojmë se ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash./Radar.al

“2 mln të interesuar”/ Trajneri i Serbisë për tifozerinë shqiptare: Po t’i zinte stadiumi…  

Exit mobile version