Site icon Informohu siç duhet

“Parfume të kushtueshme”/ Balluku-Berishës: Unë bëj punë burrash, s’besoj se ke nuhatje në këtë moshë

"Parfumeve të kushtueshme"/ Balluku-Berishës: Unë bëj punë burrash, s’besoj se ke nuhatje në këtë moshë

Belinda Balluku

TIRANË– Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku sot i është përgjigjur në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë kreut të PD-së, Sali Berisha, për deklaratën e tij një ditë më parë ku shprehej se në Kuvend bëhet paradë mode.

Berisha tha se mezi qëndron në parlament nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme.

Balluku u shpreh se secila prej të ftuarave në tryezën e diskutimit, janë viktimë e ndasisë gjinore qoftë në hapësirën dixhitale, por edhe në jetën reale.

Minstrja tha se deputetet nuk kanë hyrë në parlament për erën e parfumeve dhe nuk beson se ka njeri aftësi nuhatjeje për të ndarë se sa të shtrenjta janë ato që përdorin, çmimet e të cilave sipas zv/kryeministres variojnë nga më minimalet.

“Sot shikoja lajmet dhe pavarësisht se unë dje dhe koleget e mia kemi qenë në seancën parlamentare na merr dhe ne ajo rutina dhe ca gjëra i dëgjojmë, ca nuk i dëgjojmë. Po dëgjoja prononcime e copëza të ndryshme të mediave.  Dëgjoja kolegët tanë deputetë, nuk po i ndaj majtas apo djathtas, se ka pak rëndësi sot këtu jemi të gjithë bashkë tek flisnin që ajo sallë ka erë parfumesh të shtrenjta. Se zakonisht gratë janë ato që mbajnë parfume apo akuzohen për parfume. Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 Lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë nga ai që po e thoshte nuk besoj që e ka këtë nuhatje në këtë moshë. Ose dje kam dëgjuar një tjetër përfaqësues të politikës që tregonte se si ka ndryshuar disa prej grave të parlamentit në pamjen e tyre. Nuk e di se çfarë rëndësie ka pamja në rolet që kemi në parlament. Nuk e di sa e rëndësishme është pamja e një drejtuesi komisioni? Nuk e di sa e rëndësishme është pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere dhe bëj punë burrash. Supozohet se është punë burrash se ne këtu kemi profesoreshën që vjen nga një fushë e supozuar burrash, inxhinieria e ndërtimit.”- tha Balluku./Radar.al

“Qerpikë dhe parfume të shtrenjtë”/ Berisha për maxhorancën: Luksi haram. Aty bëhet paradë

Exit mobile version