Site icon Informohu siç duhet

Parashqevi Simakut i realizohet ëndrra, pas shumë vitesh përqafon të birin e saj

"Çdo ditë që kalon Parashqevia bëhet më mirë"/ Elton Ilirjani: Ndodhet në praninë e nipit që erdhi dje në New York

Parashqevi Simaku

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin se artistja Parashqevi Siamku do të takohet me djalin e saj Luke, mbrëmjen e të premtes, 3 janar 2025.

Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.

“Parashqevia takohet me djalin”/ Ilirjani sqaron keqkuptimin e shqiptarëve: Ja kur do të ndodhë takimi me Lukën

Exit mobile version