TIRANË- Ditën e sotme, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimeve të SHMU, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore lindore priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të ndjeshëm në temperaturat apo kushtet e përgjithshme.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje dhe veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë intensitet, duke arritur herë pas here deri në 10-16 metra në sekondë./Radar.al


