Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e nesërme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Në pjesën më të madhe të ditës dota do të kryesohet nga rrezet e ngrohta të diellit, e vranësira të pakta në lindje dhe juglindje ku vendi mund të përfshihet nga reshje lokale shiu përgjatë maleve në orët e pasdites.
Era do të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.


