Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita e premte parashikohet me mot të paqëndrueshëm.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet mësohet se era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 15m/s.
Deti – Valëzimi deri në 3 ballë.
Temperaturat variojnë nga 4 gradë Celcius deri në 17.