Një zjarr masiv që po përhapet në Akainë Perëndimore ka shkaktuar bllokimin e rrugëve kryesore në Peloponezin Perëndimor. Policia greke ndërpreu qarkullimin në rrugën kombëtare Patras-Pyrgos, si dhe në rrugë të tjera nga Kato Akaia deri në Ovrya dhe zonën industriale të Patras, për shkak të rrezikut nga flakët.
Për shkak të situatës emergjente, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 7,500 banorëve, të cilët janë udhëzuar të zhvendosen drejt qytetit të Pirgos në rajonin Ilia.
Situata mbetet kritike ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët.


