Site icon Informohu siç duhet

Paralajmërimi i fortë: Do vijë koha që prokurorët e SPAK do godasin penalisht edhe kolegë të tyre

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Himarës, zbulohet data e radhës

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari beson se shumica e përfaqësuesve të SPAK janë të ndershëm, por ka edhe nga ata që sipas tij e cenojnë punën e Prokurorisë së Posaçme.

I ftuar në “Kjo Javë” Hajdari paralajmëroi se nuk do të jetë e largët dita kur prokurorët që nxjerrin sekretet hetimore të vihen nën akuzë nga vetë kolegët e tyre të SPAK.

Pyetje: A ka ‘drurë të shtrembër’ brenda SPAK?

Shkëlqim Hajdari: E kam thënë koha që do vijë koha që prokurorët e SPAK do godasin penalisht edhe kolegë të tyre. Ka zhurmë që minimumi ka persona që nxjerrin sekretët e tyre. Kjo histori ka ndodhur edhe në vende të tjera kur hetohen zyrtarë të lartë, edhe në vende shumë të konsoliduara si Italia apo Britania, do të dalin McGonigala. E rëndësishmja është që shumica të jenë të ndeshëm, dhe unë këtë e kam bindjen që janë.

Exit mobile version