Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate

    July 14, 2026

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin irlandez të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, dhe komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama u shpreh se ky zhvillim është një vlerësim për progresin e bërë nga vendi dhe reformat e ndërmarra.

    “Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një tjetër gur kilometrik shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Rama.

    Kryeministri theksoi se mbyllja e tre kapitujve përbën jo vetëm një hap procedural në procesin e negociatave, por edhe një vlerësim të përparimit të vendit.

    “Sapo ramë dakord për të mbyllur tre kapituj të rëndësishëm të negociatave dhe ky nuk është thjesht një hap në këtë proces të gjatë, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit”, tha ai.

    Sipas Ramës, procesi i integrimit evropian bazohet në rezultate dhe meritë nga të dyja palët.

    “Shqipëria jep rezultate, BE-ja jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe Bashkimi Evropian reagon në përputhje me këtë. Ky është thelbi i procesit, një proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja palët”, u shpreh kryeministri.

    Rama falënderoi ministrin irlandez Thomas Byrne dhe komisioneren Marta Kos për mbështetjen në këtë proces.

    “Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, shumë irlandeze, super e martë dhe uroj që ta ruani këtë ambicie për të qenë gjithmonë super gjatë gjithë presidencës suaj”, tha Rama për Byrne.

    Ndërsa për komisioneren Kos, ai u shpreh:

    “Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe ke mbajtur gjithmonë drejtimin përpara, pavarësisht pengesave”.

    Kryeministri theksoi se Shqipëria vijon punën për afrimin me standardet evropiane, forcimin e institucioneve dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët.

    “Ne po i sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam ta shohim si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, u shpreh Rama.

    Sipas tij, pritshmëritë në rritje të qytetarëve janë një shtysë për të vijuar reformat.

    “Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë. Qytetarët janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon. Prandaj, na duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe të japim rezultate për qytetarët tanë”, deklaroi kryeministri.

    Rama përfundoi duke theksuar se rezultatet konkrete janë elementi kryesor mbi të cilin duhet të mbështetet procesi i integrimit.

    “Nuk ka asgjë më të mirë sesa rezultatet, mbi bazën e këtij kuadri negociator, që lidhet me rritjen e standardeve dhe forcimin e institucioneve në vendin tonë”, përfundoi ai.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.