Site icon Informohu siç duhet

Papa Leone XIV thyen rekord në rrjet

https://radar.al/perfshihen-nga-flaket-disa-makina-dhe-nje-zyre-ne-shkoder/

Pak orë pas publikimit të postimit të tij të parë, Papa i ri arriti të grumbullonte më shumë se 12.9 milionë ndjekës, duke e bërë atë një nga liderët fetarë më të ndjekur në rrjet.

Prania e Papa Leo XIV në Instagram ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI, i cili në 2012 hapi profilin e parë papnor në Tëitter.

Një akt që asokohe u konsiderua guximtar dhe novator.

Pasardhësi i tij, Papa Françesku, jo vetëm që vazhdoi këtë traditë, por e thelloi përmes mënyrave më pak tradicionale; selfie me të rinjtë, telefonata direkte me besimtarët, por edhe kritika të hapura ndaj përdorimit të tepërt të teknologjisë.

Momentalisht, profili @Pontifex, që administrohet nga Vatikani dhe përfshin postime në disa gjuhë, ka arritur në 52 milionë ndjekës, duke u shdnërruar kështu në një nga zërat më me ndikim në rrjet.

Me ardhjen e Papa Leo XIV, pritet që kjo prani të forcohet edhe më tej, duke sjellë një Kishë më të lidhur, më të pranishme dhe më të hapur ndaj brezave të rinj.

 

Exit mobile version