Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga kompania japoneze All Nippon Airways (ANA), i nisur nga Tokio drejt Teksasit.
Mediat e huaja raportojnë se avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Seattle, pasi një pasagjer tentoi të hapte një nga dyert e emergjencës gjatë fluturimit.
Ngjarja ka ndodhru ditën e shtunë, kur fluturimi ANA 114 devijoi kursin pak orë pas nisjes për shkak të sjelljes së padisiplinuar të pasagjerit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ndodhej në një gjendje krize në momentin kur për pak sa nuk ndërmori një hap fatal.
Pasi avionic mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma, burri u transportua në spital.
Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ndaj tij. Ndërkohë, një pasagjer i dytë u përjashtua nga fluturimi për sjellje të papërshtatshme.
Ekspertët e aviacionit sqarojnë se hapja e derës së avionit gjatë fluturimit është praktikisht e pamundur për shkak të presionit të lartë të kabinës, por tentativa të tilla vazhdojnë të shqetësojnë industrinë e udhëtimeve ajrore.


