Site icon Informohu siç duhet

Pamjet e rënda! Shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që humbi jetën nga goditjet me th*kë, të heshtur dhe në lot

Pasditja e të hënës do duhej ta gjente bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos Martinin.

Sot ai kishte takimin e stërvitjes, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit. Ata nuk kanë mundur ta kryejnë stërvitjen, por kanë qëndruar të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur.

Trajneri Egert Bakalli mundohet t’u japë forcë. Nuk mungojnë as këshillat e tij kur u thotë se janë në një moshë delikate e se duhet që t’i shmangen konflikteve.

Humbi jetën në mes të rrugës, pranë shkollës. 14-vjeçari Marin Cani ishte pjesë e skuadrës së Dinamos

Exit mobile version