Site icon Informohu siç duhet

Pamjet bëhen virale/ Ministri i Financave i Nepalit zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit!

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka kapluar Nepal, teksa ministri i Financave u detyrua të hidhej në një lum, i ndjekur nga protestuesit e zemëruar që e zhveshën publikisht.

Protestat masive shpërthyen pas vendimit qeveritar për të ndaluar platformat kryesore të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, X (ish-Twitter) dhe YouTube. Vendimi nxiti zemërim të madh te qytetarët dhe degjeneroi në përplasje të dhunshme me policinë, ku të paktën 19 persona kanë humbur jetën.

Në kulmin e krizës, Kryeministri KP Sharma Oli dha dorëheqjen, por zemërimi i popullit nuk u qetësua. Një video virale tregon ministrin duke vrapuar, i ndjekur nga turma, e më pas i zhveshur dhe i detyruar të kalojë në lum, ndërsa protestuesit brohorasin dhe bëjnë thirrje për përçmim.

Pamjet kanë marrë përhapje globale dhe janë bërë simbol i thellësisë së krizës politike dhe shoqërore që po përjeton Nepal.

 

Exit mobile version