Site icon Informohu siç duhet

Pamje të frikshme/ Tërmet i fuqishëm 7.7 Rihter në Myanmar, shemben ndërtesat

Pamje të frikshme/ Tërmet i fuqishëm 7.7 Rihter në Myanmar, shemben ndërtesat

BANGKOK– Në orët e para të mëngjesit të sotëm një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur  Myanmarin.

Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen momentet e rrëzimit të ndërtesave shumëkatëshe.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale, 07:20 me orën tonë) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS)./Radar.al 

“Mu shemb godina para syve”/ Termet 7.7 ballë në Myanmar, 43 persona nën rrënoja

Exit mobile version