Një portofol plot me para është gjetur në ambientet e KZAZ nr.30 në Tiranë, aty ku ndodhi dhe sherri fizik mes sekretarit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, Remzi Mehmetit dhe vëzhguesit të deputetit Ornaldo Rakipi.
Në pamjet e siguruara nga News24 vërehet qartazi portofoli me para i cili ndodhet brenda një automjeti, në zonë e qendrës ku po numërohen votat.
Deri më tani mbetet e paditur se kujt i përket portofoli i mbushur me euro./ Radar.al


