Së fundmi disa turistë kanë fotografuar Papa Françeskun, në momentin kur ndodhej në bazilikë për vizitën e dytë brenda pak ditësh.
Mirëpo pamjet në fjalë kanë krijuar konfuzion midis besimtarëve.
I ndodhur në karrocën me rrota, që shtyhet nga infermieri Massimiliano Strappetti dhe i vëzhguar nga afër nga xhandarët, Papa tetëdhjetë e tetë vjeçar shikohet me tub oksigjeni në hundë, pa kapelen në kokë dhe me një lloj ponçoje të rëndë me vija bezhë dhe kafe.
Gjithashtu, Ati i Shenjtë nuk mbante veshur rrobën e bardhë, por pantollona të zeza normale.
Kujtojmë se Papa u takua me mbretin Charles dhe mbretëreshën Camilla të Mbretërisë së Bashkuar, ditën e djeshme. Një takim ky që u mbajt privat.