Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme kur u bë publike ndarja nga jeta e Princesësh së Suedisë, Birgitta.
Lajmi i trishtë për vdekjen e princeshës, motra e mbretit Carl Gustaf, u bë publik nga pallati mbretëror suedez.
“Me pikëllim të madh sot mora lajmin se motra ime, Princesha Birgitta, ka ndërruar jetë. Motra ime ishte një person shumëngjyrësh dhe i drejtpërdrejtë që do të më mungojë shumë mua dhe familjes sime”, shkroi mbretii Suedisë për ngjarjen e trishtë.
Princesha e cila ishte e martuar me princin e ndjerë Johann Georg të Hohenzollern, jetonte në Majorca. Ndryshe nga motrat e saj, Brigitta e ruajti titullin e saj mbretëror pas martesës, pasi burri i saj ishte me gradë të barabartë mbretërore.
Ju kujtojmë se Princeshë Birgitta, lindi në vitin 1937 në Kështjellën Haga dhe ishte fëmija i dytë i Princit të Kurorës Gustaf Adolf dhe Princeshës Sibylla.
E përkushtuar në kauza bamirësie, ajo bashkëthemeloi Fondacionin HELP, i cili mbështet fëmijët në nevojë në mbarë botën.