Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale

    September 23, 2024
    Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale
    Foto ilustruese

    TIRANË– Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

    Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027 synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale”.

    Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë:

    -Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së;

    -Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët;

    -Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

    Sipas projektit të qeverisë drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim. Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

    Në dy vitet në vijim do të aplikohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

    Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri të cila kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik, dhe eficencën e tregut të punës. Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh.

    Për të rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagat administrata tatimore do të rrisë më tej luftën ndaj informalitetit. Në kuadër të strategjisë nën këtë komponent janë parashikuar 7 masa që do ndërmerren për të adresuar fenomenin. Ndërmarrja e këtyre masave pritet të sjellë një rritje të ardhurave tatimore me 4.9 miliard lek për tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

    Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë rritja me 0.18% e PPB të të ardhurave nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Rritja e deklarimit të pagës reale të 16 % të punësuarve. Përfshirja në skemën e kontribuuesve me 5.5 % pozicione të rinj pune dhe hartimi i planit sektorial për identifikimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklaruar./MONITOR

    2027 Paketa fiskale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.