TIRANË– Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure ka publikuar të dhënat për aplikimet sa i takon Paketës së Maleve.
Sipas postimit të shefit të qeverisë bëhet me dije se në harkun kohor të pesë ditëve janë bërë 787 aplikime për Paketën e Maleve.
Rama ka publikuar një hartë që tregon interesin e lartë të aplikuesve, të shtrirë në të gjithë vendin.
“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë.”–shkruan Rama.
Kjo nismë synon të kthejë zonat malore në zona atraktive për zhvillim, duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e jetës së banorëve vendas./Radar.al


