Gazetari Julian Kasapi, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin ditët e fundit, thotë se autorët po përdorin të njëjtat skema.
Pas krimeve ata largohen nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia dhe djegin mjetin.
Kasapi tha se numri i vrasjeve është më i madh në janar, pasi në këtë muaj kemi edhe kthimin e emigrantëve në Shqipëri.
‘Larja e hesapeve ndodh në janar, ku pjesa më e madhe që kanë konflikt me ligjin dhe me persona të tjerë kthen në Shqipëri. Po ashtu, edhe në verë ku shumica e emigrantëve vijnë për pushime. Ka raste pasi ndodh një krim autorët largohen të pa bezdisur dhe djegin automjetin e tyre dhe policia gjen automjetet e djegura dhe armë pa gjurmë gishtash’, tha ai.
Gazetari tregoi edhe se sa paguhet në Shqipëri një person për të bërë një vrasje.
‘Në biseda kemi parë që një ish-avokat si Bengasi paguante deri në 30 deri në 40 mijë euro për të prerë duart dhe këmbët gruas së tij, imagjino sa shkojë vrasjet ku shkohet deri në 1 milionë euro për të vrarë një person’, tha ai.