Site icon Informohu siç duhet

Pagesa e fshehur për rrugën Thumanë-Kashar. Nuk është 2.1, por 2.52 EURO

thumane kashar gener 2
Ditën e kaluar u shënua një rritje e trafikut në rrugën e re Thumanë-Kashar, pasi filluan testet për sistemin e pagesës për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuar përmes koncesionit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) bëri të ditur sot se kompania ka kryer teste të kufizuara në segmente të ndryshme kohore për të siguruar që sistemi i pagesës të jetë gati për operacion. Publiku do të njoftohet me paraprakisht për fillimin e pagesës, tha ministria.

Pagesa për kalimin në këtë aks është 2.1 euro pa TVSH, ndërsa pagesa finale me TVSH përfshirë është 2.52 euro. Ministria bëri të ditur se kjo pagesë do të aplikohet në bazë të kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Aksioni Thumanë-Kashar, i cili përfshin 21 kilometra autostradë tipi A me shpejtësi 130 km në orë, u hap paraprakisht për të ndihmuar qarkullimin dhe për të lehtësuar trafikun në zonat e veriut. Kjo rrugë është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe u ndërtua përmes një koncesioni me financim privat për 35 vjet, me të ardhura totale të parashikuara prej 1.6 miliardë eurosh, duke përfshirë TVSH-në.

Investimi fillestar në këtë projekt u shtrua në 271 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës. Kompania private ka garantuar fitim të sigurt nga viti 2024 deri në 2031, dhe në rast të rënies së të ardhurave, buxheti i shtetit do të subvencionojë humbjen, me një garanci prej 22.8 milionë eurosh.

Thumanë-Kashar është aksi i dytë në Shqipëri që bëhet me pagesë, pas rrugës së Kombit, dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohet pagesa edhe për kalimin në tunelin e Llogarasë.

Exit mobile version