Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    “Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK”

    “Kundër politikës sonë”/ Kryeministri izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat i pranojmë, por jo presionet

    June 13, 2025
    Pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat i pranojmë, por jo presionet
    Holta Zaçaj

    TIRANË– Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje rrogash me 700 euro.

    E pyetur nga gazetarët, Zaçaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese pranon kritika, por jo presioni. Sipas saj, kritikat janë kufiri për Gjykatën Kushtetuese.

    “Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë, përsa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias, kjo është një vlerë e shtuar.”– tha Zaçaj.

    E pyetur nga gazetarët për faktin që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar, Zaçaj deklaroi se ky fakt në fund të fundit tregon nivelin e demokracisë në vend. Në fund Zaçaj theksoi se për Kushtetuesen e rëndësishme është të garantojë publikun që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme.

    “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë. Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që Gjykata funksionon, gjykata doli dje me një prononcim, sepse detyra është t’i garantojmë publikut që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme. Mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe mendimet që jep media, ndonjëherë duke verifikuar burimet e informacionit dhe ndonjëherë duke mos i verifikuar ato, ne i çmojmë por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm.”– deklaroi Zaçaj.

    Kryeministri Edi Rama e konsideron skandaloze kërkesën për rritje të pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër rritjes së pagave me 700 Euro për gjyqtarët./Radar.al

    Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Uroj të mos përsëritet lajthitja

    Edi rama Gjykata Kushtetuese Holta Zaçaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026

    “Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK”

    January 17, 2026

    “Kundër politikës sonë”/ Kryeministri izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

    January 17, 2026

    Rama kërcënoi me mbyllje të RTSH/ Punonjësit e televizionit: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.