TURQI– Për Kiara Titon sikurse edhe për shumë personazhe të tjerë të showbizzit në Shqipëri, duket se sezoni i pushimeve nuk ka fund.
Sërish këtë herë nga Turqia, moderatorja ka postuar një foto nga resorti ku ndodhet me pushime, po të paktën nga fotot që ka postuar me siguri këtë herë është me mikeshat e saj, pasi s’ka publikuar asnjë foto me vajzën Luna Mari dhe Luizin.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, dhe me një buzëqeshje e cila nuk mungon kurrë në fotot e saj.
