Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

    July 3, 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.

    Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit me presidenten, deklaroi për media se këto konsultime janë në funksion të daljes nga bllokada institucionale.

    “U bëj thirrje të gjitha partive politike t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh,” tha ai.

    Peci shtoi se ekziston paqartësi lidhur me atë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

    “Ekziston mundësia reale që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim shtesë lidhur me kuptimin e afatit 30-ditor, kur dihet se në momentin e publikimit të këtij afati, tashmë kishin kaluar 30 ditë nga moskonstituimi i Kuvendit – nëse e marrim si bazë datën 15 prill, kur u bë përpjekja e parë,” tha Peci.

    Osmani gjatë ditës takoi edhe përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Nenad Rashiq; kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; dhe kryetaren e Socijaldemokratska Unija, Duda Bale.

    Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit. “Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim,” tha Kurti.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Kosova mbetet pa institucione edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin.

    Në takimet me liderët politikë, Osmani u ka bërë thirrje atyre që të arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit “sa më shpejt”, brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, njoftoi Presidenca përmes një komunikate.

    Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se Osmani pret që subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit ligjor./REL

    Faton Peci Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.