Site icon Informohu siç duhet

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti i fortë Kosovë – Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe bashkëpunimi mes dy shteteve.

Gjatë bisedës, Osmani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme gjermane në proceset e shtetndërtimit, konsolidimit demokratik dhe fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo gjithashtu falënderoi ambasadorin Rudolph për angazhimin e tij personal në forcimin e këtyre marrëdhënieve gjatë mandatit të tij, ndërsa ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar më tej aleancën strategjike me Gjermaninë.

Exit mobile version