KOSOVË– Pak minuta më parë, gazetari nga Kosova Berat Buzhala ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ky reagim vjen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ferizaj, ku u vra i afërmi i bashkëshortit të Presidentes. Ka qenë pikërisht media e Buzhalës, ‘Nacionale”, e cila ka shkruar se pas këtij rasti mund të kemi të bëjmë me një rast pedofilie të ndodhur shumë vite më parë nga xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani.
Ndër të tjera në artikull shkruhej se Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Ndërkohë Presidentja Osmani në reagimin e saj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Përmes njëpostimi në Facebook, rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri dhe lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.
“Reagim ndaj propagandës. Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.”- tha Osmani.
Në përgjigjen e tij për Osmanin, Buzhala ka deklaruar se do të njerrë dhe fakte në lidhje me rastin.
“Presidentja Osmani mu paska turre me nje postim ne FB, se koka tu ni e rrezikume. I paska ftu organet e sigurise me me hetu. Ok. Edhe pas ketij kercenimi direkt nga vogelsia e saj, Vjosa Osmani, une vazhdoj mos me u ni qaqqqqqq shume i rrezikume. Sido qe te jete, rrini ne lidhje. Dikur prej akshamit do t’i pergjigjna me nje video. Do ti kallxoj Zonjes Presidente se vajzat e dhunume prej axhes se Prindonit, kur atone kane pase moshen e vajzave te mia dhe vajzave te saj, jane ma te rendesishme se une e Vjosa. Do t’i kallxoj se ajo e Prindoni, bashke me djemte e axhes Prindonit, jane kane pjese e nje grupi ne FB, ku viktimat kane kerku drejtesi. Do t’i tregoj asaj qysh ne ate bisede, jo qe nuk kishte empati per to, por ato ofendoheshin. Une kam bisedu me ato gra, qe tash jane te martume. Nejseeee, pak ma vone.”- shkruan gazetari.
