Sapo mbylla telefonin nga një bisedë e gjatë që zhvillova me një pacient të Onkologjikut.
Eshtë skandaloze ajo që po ndodh aktualisht aty.
Prej 5 ditësh mungon ilaçi kimio “mesna”.
Mesna duhet të merret me medikamentin “ifosfamid”.
Ifosfamidi përdoret në limfoma, kancer të mushkërive dhe sarkoma. Nuk mund të jepet ifosfamidi, i pashoqëruar me mesna. Pacientë kanë mbetur pa këtë trajtim.
Sikur të mos mjaftonte kjo, mungesave i është shtuar edhe “vinblastinë”. Një tjetër medikament shumë i rëndësishëm në trajtimin e kancerit. Përdoret së bashku me medikamente të tjera, për të trajtuar disa lloje të kancerit, ku përfshihet limfoma “Hodgkin”, kanceri i mushkërive, kanceri i fshikëzës, kanceri i trurit, melanoma dhe kanceri testikular.
Është mungesë. Pacientët janë duke kontrolluar farmacitë e gjithë Tiranës në mos e gjejnë, pasi e kanë urgjente. Protokolli i tyre, u thotë që këto ilaçe duhet t’i kishin bërë, ndërsa po humbasin kohë të çmuar.
Moszbatimi i protokollit, çon në regres.
Kuptojeni. Kanceri avacon, përhapet, dhe nuk ke më mundësi ta mundësh.
Shkojnë pacientët në Farmacinë Qëndrore për të takuar drejtoreshën e për të mësuar mbi fatin e medikamenteve të tyre, dhe nuk i pret askush. Askush që t’i sqarojë. I kthejnë mbrapsht të gjithë.
Të pashpresë largohen. Të pashpresë. Nuk kanë çfarë bëjnë përballë shtetit, që as i plas se çfarë ndodh me ta.
A keni ndërgjegje?
A keni zemër?
A keni shpirt?
Si mund t’i lini ata njerëz ashtu?
Në lot ishte pacienti në fjalë, ku pasi kishte kontrolluar gjithë Tiranën për ilaçin që i duhet, së bashku me familjarët, është dorëzuar dhe po ikën në shtëpi. “Po iki në shtëpi duke ditur se kanceri po avancon brenda trupit tim, e kjo për faj të këtij qelbësirë shteti, që nuk më siguron kimiot”.

