Site icon Informohu siç duhet

“Ose luftoni dro*ën, ose do të pësoni si Peqini”/ Kryepolici Skënder Hita ultimatum strukturave në Shkodër dhe Lezhë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar takime me drejtuesit dhe efektivët e strukturave policore në Shkodër dhe Lezhë, ku ka dhënë mesazhe të forta për luftën ndaj kriminalitetit, veçanërisht trafikut të drogës.

Gjatë takimeve me drejtuesit e DVP-ve dhe komisariateve në varësi, Hita theksoi se është e papranueshme që këto qarqe të përballen çdo vit me të njëjtën situatë sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Ai kërkoi masa të menjëhershme për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe identifikimin dhe goditjen e financuesve dhe organizatorëve.

Në fokus të porosive ishin gjithashtu goditja e armëmbajtjes pa leje, rritja e kontrolleve në terren, kapja e personave në kërkim, si dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale.

Drejtori paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkeljeve të ligjit, duke kujtuar rastin e Komisariati i Policisë Peqin si shembull për masat ndëshkuese ndaj strukturave që abuzojnë me detyrën.

Ai kërkoi gjithashtu rritje të standardeve të shërbimit, veçanërisht nga Policia Kufitare, për menaxhimin e flukseve dhe garantimin e një pritjeje dinjitoze për qytetarët dhe turistët.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e hënë, pritet të nisë një operacion për lirimin e akseve rrugore nga zaptimet e paligjshme, në bashkëpunim me ARRSH-në, ku shkelësit do të përballen me masa administrative dhe penale.

Exit mobile version