TIRANË– Këtë të martë të 10 Shkurtit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00, përpara Kryeministrisë, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
PD thekson se protesta e sotme është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit. Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë./Radar.al


