UPDATE- Partia Demokratike ka përmbyllur protestën e 8 Kombëtare. E programuar si një protestë marshim pa fjalime, demokratët mbetën të bllokuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sapo kaluan ish-hotel Dajtin.
Duket se programi i protestuesve synonte të përshkonte rrugëtimin, duke kaluar nga Ministria e Brendshme e më pas drejt godinës së parlamentit. Por ky plan u bllokua nga Policia e cila vendosi kordonin para ish-Hotel Dajtit dhe duke i sprapsur protestuesit me ujë dhe gazlotjsellës.
Nuk munguan dhe konfrontimet fizike apo hedhjet e molotovëve, por protesta u mbyll pa incidentet ë rënda. Kryedemokrati, Sali Berisha, i pajisur me maske antigaz dhe mushama, ka qëndruar deri në fund të protestës, ku jo në pak raste ishte në shënjestër të autobotit me ujë./Radar.al


