Parlamenti miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm 1 votë kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një moment të rrallë bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës socialiste.
Votat e opozitës u bashkuan me ato të PS-së për krijimin e komisionit, i cili pritet të drejtojë procesin e ndryshimeve zgjedhore në vend.
Më herët gjatë seancës, Kuvendi miratoi projektligjin për barazinë gjinore dhe rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.


