Para pak çastesh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar në lidhje me operacionin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Siç dhe ju kemi raportuar, nga operacioni në fjalë janë lëshuar 52 masa sigurie, nga të cilat 29 nga GJKKO për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri.
Në total mësohet të jenë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale.
Njëri grup me bazë në Durrës dhe dy grupet e tjera në rajonin e Puglias, Itali.
“Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Në kuadër të operacionit të zhviluar në Shqipër janë sekuestruar; 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare dhe restorante, 1 agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj. SI dhe janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
Ndërsa në Itali janë sekuestruar; 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare, 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Nga hetimet e bëra konkludon se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve. Ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara kap shifrën 4.5 milionë euro.
LEXO EDHE:
U pikas nga SPAK. Zbulohet polici që bashkëpunoi me grupet kriminale