Autoritetet italiane kanë finalizuar në Brescia operacionin “Tornado”, duke sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare. Të gjitha këto i përkasin një shqiptari, i dyshuar si figurë kyçe e pastrimit të parave të drogës.
Hetimet, të mbështetura në analizën e të dhënave ndërkombëtare, përgjime telefonike dhe gjurmim transaksionesh, zbuluan një rrjet transaksionesh të dyshimta brenda dhe jashtë Italisë. Guardia di Finanza thotë se shqiptari kishte rol vendimtar në menaxhimin dhe riinvestimin e fitimeve të paligjshme, duke i kthyer në pasuri luksoze.


