Informohu siç duhet

Operacioni “Three”, arrestime dhe sekuestrime në Tiranë për lojërat e fatit

Komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Three”.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm, të cilët janë kapur në momentin e ushtrimit të veprimtarive të paligjshme:

Ata akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të këtyre shtetasve u zbuluan faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 aparate celulare që do të shërbejnë për hetimet e mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore në lidhje me këtë çështje.

 

Exit mobile version