TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu këtë të premte është paqitur në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Masa ndaj Fetahut u ekzekutua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe akuzohet për “korrupsion” dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Kujtojmë se bashkë ish- gjyqtaren më 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa.
Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

