Site icon Informohu siç duhet

Operacioni i rrallë kryhet me sukses në Spitalin e Traumës

Operacioni i rrallë kryhet me sukses. Ministrja e Shëndetësisë përgëzon mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, heqja e një trupi të huaj brenda trurit është realizuar me sukses.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Koçiu tregon se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj duke u munduar të mos shkaktonin dëmtime të trurit.

Gjithashtu, Koçiu ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Exit mobile version