Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i kontrollit ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.
Sipas burimeve mësohet se në shtëpinë e Safet Bajrit u sekuestruan 19 mijë euro, në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit.
Burimet zbulojnë se hetuesit theynë arkën dhe morën lekët.
Kontrolli në banesë u realizua me vendim gjykate dhe u ndërmor në orën 02:00 të mëngjesit.
Por pastaj bëhet me dije se Safet Bajri u la lirë.
Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.
Prokurorja Elida Kaçkini që ka leshuar 5 urdhër arreste, po heton masakrën e Dobraçit, dhe urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.
Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani.
Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit.

