Site icon Informohu siç duhet

Operacioni i Europol/ 14 të arrestuar, laboratorë dro*e në zemër të Evropës

Agjencia e zbatimit të ligjit e BE-së, “Europol” tha sot se hetuesit e saj kanë shkatërruar një bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës në disa vende evropiane.

“Katërmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan në Belgjikë, Gjermani dhe Itali”, tha “Europol” në Hagë.

Njëmbëdhjetë prona u kontrolluan dhe 780 kilogramë kokainë u sekuestruan si pjesë e operacionit.
Sipas “Europol”, banda drejtohej nga një familje italiane dhe kishte furnizues në Kolumbi dhe teknikë laboratori në Belgjikë.

Dyshohet se banda ka kontrabanduar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia nëpërmjet porteve evropiane.

Droga besohet se është ruajtur në depo belge – të cilat janë përdorur edhe si laboratorë për përpunim të mëtejshëm.

“Europol” tha se 11 persona u arrestuan në Belgjikë, dy në Gjermani dhe një në Itali, me autoritetet zvicerane gjithashtu të përfshira në operacion.

Banda ishte gjithashtu e përfshirë në kontrabandën e heroinës dhe pastrimin e parave.

Exit mobile version