Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Netanyahu: Trump duhet t’u japë një shans negociatave me Iranin, por forca mbetet në tryezë

    Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e Kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

    Lufta/ Ukraina sulme masive infrastrukturës ruse, godet 14 anije të Moskës në Detin Azov

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacion antidrogë në Vlorë/ Arrestohen pesë persona, sekuestrohen 700 doza narkotike

    July 12, 2026
    Operacion antidrogë në Vlorë/ Arrestohen pesë persona, sekuestrohen 700 doza narkotike

    Pesë persona janë arrestuar në flagrancë në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “WEST”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e strukturave operacionale të policisë.

    Operacioni u finalizua pas administrimit të informacioneve operative se disa persona po transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre në qytetin bregdetar.

    Të arrestuarit janë tre të rinj nga Lezha, të moshave 20, 20 dhe 23 vjeç, si dhe dy shtetas që banonin në Itali, përkatësisht në Romë dhe Palermo.

    Ata u kapën në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit që përdornin dhe banesës ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë”, policia gjeti dhe sekuestroi 700 doza lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, të përgatitura për shitje, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe tetë telefona celularë.

    Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet se shpërndante lëndët narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit të Vlorës.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.

    Arrestohen pesë persona Operacion antidrogë në Vlorë sekuestrohen 700 doza narkotike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Netanyahu: Trump duhet t’u japë një shans negociatave me Iranin, por forca mbetet në tryezë

    July 12, 2026

    Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e Kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

    July 12, 2026

    Lufta/ Ukraina sulme masive infrastrukturës ruse, godet 14 anije të Moskës në Detin Azov

    July 12, 2026

    Botërori 2026/ Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

    July 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.