Site icon Informohu siç duhet

Operacion antidro*ë në Itali çmontohet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të ko*ainës

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i zhvilluar sot në Pescara, ku autoritetet italiane arrestuan 16 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të strukturuar trafiku kokaine.

Mediat italiane kanë publikuar identitetet dhe fotografitë e 11 prej të arrestuarve, ndërsa tre prej tyre janë gra, përfshirë edhe një shtetase shqiptare. Një element që bie në sy nga hetimet është fakti se shumica e të dyshuarve kanë lidhje familjare mes tyre.

Karabinierët e Kompanisë së Pescarës ekzekutuan 16 masa sigurie, nëntë arrestime me burg dhe shtatë arrestime shtëpiake, të urdhëruara nga gjyqtari i hetimeve paraprake me kërkesë të Prokurorisë së Pescarës. Operacioni u shtri në zonat e Pescarës dhe Montesilvanos dhe zbuloi lidhje të rrjetit edhe jashtë Italisë, përfshirë Shqipërinë.

Hetimet nisën pas monitorimit të përdorimit të drogës, me fokus të veçantë në rrethet e ashtuquajtura “elitare” të qytetit. Me kalimin e kohës, autoritetet zbuluan një organizatë kriminale të mirëorganizuar, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, që vepronte në mënyrë të qëndrueshme dhe diskrete.

Sipas hetuesve, grupi ushtronte presion dhe kërcënime ndaj personave që kishin borxhe nga blerja e drogës, mes tyre profesionistë si mjekë, avokatë dhe pronarë biznesesh. Trafikimi i kokainës zhvillohej kryesisht në zonat e jetës së natës në Pescara, në komplekse rezidenciale në Montesilvano dhe në ambiente publike si restorante dhe struktura turistike.

Rrjeti siguronin shitje të përditshme dhe të ardhura mujore që vlerësohen mbi 150 mijë euro. Në rast mosmarrëveshjesh ose mospagesash, përdorej frikësimi për të ruajtur kontrollin e aktivitetit kriminal.

Gjatë hetimit që zgjati më shumë se një vit, karabinierët sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Exit mobile version