Informohu siç duhet

Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja socialiste Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në reagimin e saj pas votimit, Xhaçka e cilësoi këtë post të ri si një mesazh të qartë besimi se “Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”.

“Jam e nderuar për besimin që mu dha sot përmes zgjedhjes në unanimitet si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”, shkroi Xhaçka.

Ajo theksoi se do të punojë me përkushtim për të forcuar rolin e vendit në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ndër prioritetet e saj, Xhaçka veçoi mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit, qëndrimin pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi e paqe, si dhe nxitjen e reformave që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version