Site icon Informohu siç duhet

Olsi Rama rezultoi i pafajshëm por Berisha nuk heq dorë nga “Xibraka”. Nxjerr dokumente të reja

"Synojmë fitore me 11 Maj"/ Berisha thirrje demokratëve: Hidhini pas krahëve hatërmbetjet dhe bëhuni bashkë

Kryedemokrati Berisha së fundmi reagoi kundra kreut të qeverisë shqiptare sa i përket akuzave të fundit ndaj Olsi Ramës.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha  pretendon se më 7 dhjetor të 2024 në BKH u protokollua një denoncim me foto nga një dërgues anonim që mban pseudonimin Zaho Koka,  për Olsi Ramën dhe  krerët e “Xibrakës”.
Sipas Berishës kjo gjë nuk është hetuar.

“ Më datën 11 dhjetor, OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme”, u shpreh Sali Berisha.

Berisha më tej reagoi edhe për paralajmërimin e Edi Ramës për ngritje padie ndaj Gazment Bardhit për kallëzim të rremë.
Kujtojmë sipas ekspertëve Bardhi për veprën në fjalë rrezikon dënim me burg.

“Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë. Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të”, shtoi më tej Berisha.

 

Exit mobile version