Organizata e Kombeve të Bashkuara shpalli sot zyrtarisht gjendje urie në Gaza, duke paralajmëruar për mungesa ushqimore që mund të kenë pasoja katastrofike për civilët palestinezë. OKB theksoi se kjo situatë mund të ishte shmangur nëse nuk do të kishte pengesa sistematike në shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi menjëherë, duke e quajtur raportin “gënjeshtër të hapur”. Ai tha se Izraeli nuk ka ndonjë politikë për të shkaktuar urinë, por e ka për qëllim parandalimin e mungesave ushqimore, dhe akuzoi Hamasin për vjedhjen sistematike të ndihmave, duke shtuar se “të vetmit që po vdesin nga uria në Gaza janë pengjet izraelite të Hamasit”.
Sipas Netanyahut, mungesat e përkohshme ushqimore janë pasojë e këtyre vjedhjeve, të cilat, sipas tij, Izraeli ka përpjekur t’i zgjidhë përmes veprimeve të tij.


