Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së ka reaguar fuqishëm pas sulmeve të fundit të ushtrisë izraelite që lanë të vrarë gjashtë gazetarë palestinezë në Gaza, pesë prej të cilëve punonin për Al Jazeera – mes tyre edhe Anas al Sharif – si dhe një reporter i pavarur.
Në deklaratë thuhet se gazetarët u goditën qëllimisht në tendën e tyre, duke e cilësuar ngjarjen si “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.
“Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët,” nënvizon OKB-ja, duke theksuar se që prej 7 tetorit 2023, janë vrarë të paktën 242 gazetarë palestinezë në Gaza.
Organizata kërkon gjithashtu hapjen e menjëhershme të aksesit të sigurt e të papenguar për të gjithë reporterët që mbulojnë situatën në territorin e rrethuar.
Radar.al


