Site icon Informohu siç duhet

OBSH mbyll hetimin për COVID-19: Origjina mbetet mister, mungojnë të dhënat nga Kina

Ngrihet alarmi: Po përhapet varianti i ri i COVID-19

Pas më shumë se tre vitesh hetime, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin përfundimtar mbi origjinën e virusit SARS-CoV-2, duke pranuar se çështja mbetet pa një përgjigje përfundimtare.

Grupi i ekspertëve të mandatuar nga OBSH thekson se mungesa e qasjes në të dhëna kyçe, sidomos nga Kina, ka penguar çdo përpjekje për të arritur një konsensus shkencor mbi mënyrën se si filloi pandemia. Raporti përmend se, edhe pse ka prova që mbështesin teorinë e përhapjes natyrore të virusit nga kafshët te njeriu, nuk mund të përjashtohet plotësisht as mundësia e një aksidenti laboratorik.

“Nuk kemi gjetur prova që COVID-19 të jetë projektuar qëllimisht apo që virusi të ketë qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019”, thuhet në dokument, ndërsa shtohet se teoritë laboratorike mbeten spekulative, të politizuara dhe të pambështetura nga shkenca – por jo tërësisht të përjashtuara.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, autoritetet kineze kanë kufizuar ndarjen e sekuencave gjenetike dhe të dhënave të biosigurisë. Pekini ka mohuar çdo rrjedhje nga laboratorët dhe ka bërë thirrje që hetimet për origjinën e virusit të zgjerojnë fokusin edhe jashtë kufijve të Kinës.

Exit mobile version