Site icon Informohu siç duhet

“O ti debil, o legen… me mua mos u merr”, debat i ashpër mes Rogertit dhe Luizit në BBVA 5

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë menjëherë tension dhe përplasje mes banorëve, duke ndryshuar ndjeshëm atmosferën brenda shtëpisë. Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga Rogerti, i cili nuk e ka pritur aspak mirë fituesin e edicionit të dytë.

Gjatë darkës pas Prime-it, mes dy konkurrentëve ka shpërthyer një debat i ashpër, i shoqëruar me tone të larta dhe gjuhë fyese. Rogerti i është drejtuar Luizit me paralajmërime të forta, duke i kërkuar të mos e prekë dhe të mos e provokojë.

“O ti debil, o legen… mua mos më prek me dorë. Me mua mos u kap. Lëre gangsterin jashtë,” është shprehur Rogerti, duke vijuar me kërcënime verbale dhe akuza personale.

Nga ana e tij, Luizi ka reaguar duke përmendur familjen e Rogertit, duke thënë: “Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu”, deklaratë që ka acaruar edhe më tej situatën. Replikat kanë vazhduar me tone gjithnjë e më të ashpra, ku Rogerti i është përgjigjur: “Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti”.

Debati ka tensionuar të gjithë banorët e shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si kjo përplasje do të ndikojë në raportin mes Rogertit dhe Luizit, si edhe në dinamikat e lojës në ditët në vijim në BBVA 5.

Exit mobile version