Ndonëse e pritën me përplasje banorët mesa duket kanë filluar të ambientohen me Gjestin dhe energjinë e tij pozitive.
Gjatë ditës së sotme ajo që tërhoqi vëmendje ishte një bisedë e bërë mes Gjestit dhe Gertës.
Gjesti iu drejtua asaj “Olta”, në emër të motrës së saj.
Kjo thirrje ka nxitur një përgjigje të menjërheshme nga Gerta, e cila është shprehur: “Nuk e kam problem”, duke treguar një qëndrim të qetë.
Kujtojmë se Olta Gixhari është opinioniste në ‘BBVK’, format prej të cilit Gjesti u eliminua dhe ka dalë kundra këtij vendimi.

